Mesfushori me tipare sulmuese, Kristal Abazaj, u transferua zyrtarisht në Belgjikë. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka firmosur për ekipin e Anderlecht-it në Belgjikë. Ai la ekipin e Skënderbeut duke hedhur firmën me gjigandët belgë. Një lëvizje krejtësisht e papritur për futbollistin e ri, pasi u mendua se do të mbyllte sezonin me Luftëtarin dhe më pas do të vendoste me klubin e Skënderbeut për të ardhmen e tij.