Në Euro 2016-s, Irid Oksa dhe Rike Roci morën famë botërore , teksa po ndiqnin një ndeshje të kombëtares shqiptare në Francë.
Mbrëmjen e së hënës të dyja bukuroshet qenë të ftuarat speciale në emisionin “Procesi Sportiv” në Top-Channel. Por gjatë emisionit, ato kanë vënë në siklet trajnerin brazilian të Tiranës, Ze Maria.
Irid Oksa pyeti Ze Marian se çfarë mendimi ka ai për vajzat shqiptare, ndërsa përgjigjja e trajnerit ishte: “Nuk di çfarë të them”.
Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Rike Roçit që iu kthye shoqes së saj: “Çfarë mendimi të japë Ze Maria? Ai është i martuar”, ndërsa më pas iu drejtua Ze Marias: “Të vendosëm pak në siklet më duket”.