U-21 e Kombëtares Shqiptare të futbollit e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Italisë.
Federata shqiptare e futbollit ka rënë dakord sëbashku me homologen e saj italiane për ta zhvilluar miqësoren në datën 11 shtator 2018, në shtetin italian, ku në ditët në vijim do të percaktohet orari dhe data e kësaj përballjeje.
Në muajin shtator kuqezinjtë kanë të programuar edhe një ndeshje të vlefshme për eliminatoret, Spanjë – Shqipëri.
Në datën 11 shtator futbollistët e teknikut Bushi do të zhvillojnë miqësoren ndaj axurrëve dhe më pas do të zhvillojnë dy ndeshjet e fundit eliminatore të U-21.