Portieri legjendar italian, Gianluigi Buffon, po planifikon kthimin në Seria A pikërisht aty ku zhvilloi thuajse tërë karrierën e tij dhe u bë i njohur.
Sipas mediave italine Gianluigi do të nënshkruaj kontratë një vjeçare me “Zonjën e vjetër”. Buffon ka njoftuar se do të largohet nga Parisi, pasi refuzoi një zgjatje të kontratës.
41-vjeçari u largua nga skuadra e Juventus në qershor të 2018 pas 17 viteve në klubin italian. Ai do të jetë zëvendësues i polakut Szczesny, por do të jetë edhe një nga ndihmësit e trajnerit Mauricio Sarri, në motivimin e lojtarëve biankonerë.