Pavarësisht polemikave të shumta për caktimin e Kupës së Botës 2022 në Katar, apo faktit që kalendari duhet të ndryshojë, me turneun që do të zhvillohet për herë të parë në dimër, evenimenti në vendin arab është cilësuar si mjaft ekologjik.
Përveç praktikave më moderne, stadiumet në Katar po ndërtohen në 20% me materiale miqësore me ambientin. Në anën tjetër, emetimi i karbonit është reduktuar, me metro të cilat do t’i lejojnë tifozëve të arrijnë direkt në stadium, ndërsa 55% e materialeve të ndërtimit e kanë prejardhjen nga burime lokale.
Për sa i takon zonave rrethuese të impianteve, aty janë përdorur bimë që i rezistojnë thatësirës, të cilat përbëjnë 75% të hapësirës së gjelbërt.