Ku do të shkojë Hysaj pas largimit nga Napoli?

Saturday, 06 July 2019 15:11

Elseid Hysaj po i numëron ditët e fundit si futbollist i Napolit. Mbrojtësi shqiptar ka paralajmëruar largimin nga klubi italian pasi në sezonin e fundit nuk kishte hapësirat e duhura.

Shumë skuadra janë përmendur për lojtarin, si Manchester United, Inter, Juventus, Chelsea apo Bayern Munich.

Por ka qenë Radio Kiss Kiss Napoli që ka konfirmuar se vetëm tri skuadra zyrtarisht deri më tani janë interesuar për shqiptarin. Atletico Madrid, Roma dhe Milan janë tri ekipet që kanë shprehur interesim për mbrojtësin shqiptar.

Gjiganti spanjoll ka bërë edhe një ofertë prej 15 milionë eurove si dhe pesë të tjera në formë bonusesh, por edhe pse fillimisht u arrit një marrëveshje me Napolin ajo dështoi. Gjasat më të mëdha janë që Hysaj karrierën ta vazhdoj në kryeqytetin spanjoll tek Atletico.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...