Etrit Berisha lë pas tre sezonesh Atalanta-n dhe transferohet te SPAL. Portieri i kombëtares shqiptare është prezantuar në klubin e ri këtë të shtunë, duke humbur kështu përfundimisht mundësinë për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm, pas kualifikimit të arritur nga Atalanta.
Berisha është marrë me formulën e huazimit dhe detyrimit të blerjes sezonin e ardhshëm, sidoqoftë me plotësimin e disa kushteve, që nuk janë bërë publike.
Gjatë sezonit të kaluar, ai humbi vendin e titullarit tek Atalanta dhe transferimi përflitej prej kohësh.