Operacionit që dërgon Matthijs de Ligt te Juventus duket se i ka ardhur fundi.
Mbrojtësi holandez nuk është përfshirë në skuadrën që ka udhëtuar për të përgatitur sezonin e ri që pritet të nis në javët e para të gushtit. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e kampionëve të Eredivisie
"Ajax ndodhet me 28 lojtarë në Bramberg në Austri. De Ligt nuk ka udhëtuar me ekipin, pasi është duke pritur një transferim të mundshëm"-mbyllet komunikata e klubit holandez.
Juventus ka bërë një ofertë rreth 67 milionë euro, shifër që duket se e ka bindur Ajax që të heq dorë nga 19 vjeçari. Tashmë "Zonja e Vjetër" duhet të bind lojtarit e kombëtares Holandeze, i cili besohet se do të firmos për 5 vite me një pagë prej 7 milionë eurosh.