Nuk kanë të ndalur sukseset e sportistëve kosovarë në xhudo dhe një i tillë u arrit kësaj radhe në garën që po zhvillohet në Hungari.
Akil Gjakova ka mundur të rrëmbejë medaljen e artë në Grand Prix në Budapest duke mundur në finale xhudistin rus Georgii Elbakiev. Krasniqi u shpall kampion në kategorinë deri në 73 kg dhe tashmë ka mbledhur dhe 700 pikë olimpike për në Tokio.
Kjo medalje është e treta për xhudistët kosovarë në këtë Grand Prix pas dy të argjendtave që fituan një ditë më parë Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.