Mauricio Sarri beson ende te aftësitë e Elseid Hysajt.
Tekniku i ri i Juventusit raportohet se ka dhënë “OK”-in për afrimin e mbrojtësit shqiptar në skuadër, prandaj në ditët në vijim s’do ishte çudi të realizohej transferimi i bujshëm.
“Sportitalia” raporton se Sarri ka dhënë pëlqimin për afrimin e Hysajt, pasi bardhezinjtë përgatiten për të pasur një zëvendësues në rolin e mbrojtësit të djathtë, kur çdo ditë e më shumë, Zhoao Kanselo përflitet për një transferim drejt Mançester Sitit.
Deri më tani mediat italiane kishin raportuar se agjenti i Hysajt ka punuar për transferimin e shqiptarit te Roma.
Megjithatë Sarri mund të ndikojë në vendimin e Hysajt, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një ekip gjigant dhe për trajnerin që e bëri shkodranin një lojtar të madh.