Të shumtë janë talentet shqiptarë që po shkëlqejnë nëpër skuadrat e ndryshme të Europës. Një ndër ta është edhe shkodrani Andrea Ndoji, i cili aktivizohet me 17-vjeçarët e Olimpiakosit.
Pasditen e djeshme, ekipi grek u ndesh me 17-vjeçarët e Barcelonës teksa triumfoi me rezultatin 4-1. Një ndër protagonistët e këtij triumfi ishte edhe mesfushori shqiptar Ndoji, i cili i shënoi një supergol “baugranasve”, duke lënë gjurmë në këtë përballje.
Shkodrani është gjithashtu edhe pjesë e Kombëtares U17 të Shqipërisë, teksa e ardhmja e tij duket tepër premtuese.