Paris SG tregoi menjëherë se do të jetë sërish favoriti kryesor dhe skuadra për t’u mundur në sezonin e ri të kampionatit francez. Parizienët u nisën me fitoren e pastër 3-0 kundër Nimes, ndërsa yjet e formacionit të Thomas Tuchel, si Cavani, Mbappe dhe Di Maria sfumuan çështjen më të nxehtë të verës që mban emrin e Neymar.
Por fitorja e skuadrës nuk e zbuti aspak irritimin e tifozëve vendas, që gjatë gjithë sfidës me pankarta dhe kore sulmuan ashpër sulmuesin brazilian, që kërkon me çdo kusht largimin drejt Spanjës, ku e presin Real Madrid dhe Barcelona.