TIRANË-Klubi i Tiranës nuk di të ndalet në merkato, siguron shërbimet e futbollistit të Kombëtares Andi Lila. Futbollisti duket se do ta mbyllë karrierën me 24 herë kampionët e Shqipërisë.
Futbollisti Lila në eksperiencën e tij të parë me klubin e Tiranës ka fituar titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.
Tekniku Ardian Mema gjatë kësaj merkatoje vere ka bërë shumë lëvizje cilësore duke shtuar futbollist me vlerë në skuadër që e bëjnë Tiranën rivale të fortë për të fituar kampionatin dhe Kupën.
Bardheblutë më parë kanë afruar në skuadër futbollistin Kristi Vangjeli dhe duken se e kanë përforcuar skuadrën në të gjitha repartet.