Real Madridi duket se ende nuk po shkëputet nga agonia e sezonit të shkuar. Ndonëse zyrtarisht ende asgjë nuk ka nisur, në kryeqytetin spanjoll po bëjnë llogaritë me vështirësitë e para edhe me sezonin e ri, ndërsa pikëpyetje të shumta po kalojnë në mendjet e tifozëve në lidhje me atë se çfarë mund të bëjë Zinedin Zidan dhe skuadra e tij.
Në mbrëmjen e djeshmne erdhi humbja e radhës me Romën në miqësoret e pragsezonit, ndonëse erdhi nga gjuajtjet e penalltive. Gazetat spanjolle në kor, kryesisht ato të Madridit, e kanë drejtuar gishtin nga trajneri Zinedin Zidan, që për herën e dytë radhazi e ka rreshtuar ekipin e tij me 3 mbrojtës qendre dhe dy anësorë. Por në Mardrid kjo skemë cilësohet e papërshtatshme sepse është shumë mbrojtëse dhe mediat duan nga Zidan që të heqë dorë menjëherë.