Më 8 gusht, Manchester City konfirmoi se Leroy Sane ka dëmtuar ligamentin e gjurit dhe pritet të qëndrojë larg fushave për pjesën e mbetur të sezonit.
23-vjeçari kishte javë që përflitej për një kalim te Bayern Munich. Pasi sulmuesi anësor u dëmtua në Community Shield ndaj Liverpool, shtypi gjerman ka sulmuar Pep Guardiolën duke thënë se po luante lojëra me kampionët e Gjermanisë.
Bild thekson se Guardiola theu rregullin e pashkruar të futbollit: një lojtar i cili është në negociata për t’u larguar, nuk duhet të marrë pjesë në ndeshjet e futbollit.
Bayern ishte në negociata të avancuara me Sane, por kjo nuk e ndali Guardiolën ta aktivizonte ndaj The Reds.