I gjithë kontinenti do të jetë fokusuar nga Istambuli mbrëmjen e sotme, pasi në "BJK Vodafone Arena" luhet Superkupa e Europës.
Kampionët e UEFA Champions League, Liverpool dhe ata të Europa League, Chelsea do të zbresin në fushën e gjigantit turk, Besiktas, për të dueluar deri në djersën e fundit për "kurorën" e më të mirit të kontinentit.
Një trofe që përveç lavdisë, do të sjellë edhe 3.5 milionë euro në arkat e dy klubeve, me fituesin që do të përfitojë edhe një bonus prej 1 milion euro. Ndërkaq, dy teknikët, Jurgen Klopp dhe Franck Lampard, i cili edhe debuton për herë të parë në kompeticionet europiane si një trajner kanë bërë zgjedhjet për këtë finale.
Interesant është fakti se dy skuadrat do të zbresin në fushë me një taktikë 4-3-3, teksa Oxlade-Chamberlain është rikthyer me ekipin, duke marrë edhe fanellën e titullarit në dëm të Firmino. Ndërkohë, Xherdan Shaqiri do e nis nga stoli.
Formacionet zyrtare: