Roma vijon të jetë në kërkim të një mbrojtësi qendror pas lamtumirës së Manolas.
Drejtuesit verdhekuq por studiojnë mundësinë e afrimit të Shkodran Mustafit, që dëshiron largimin nga Arsenali.
Formula e transferimit të shqiptarit në kryeqytetin italian mund të jetë ajo e huazimit me të drejtë blerjeje për 20-25 milionë euro.
27-vjeçari aktualisht përfiton një pagë 3 milionë euro në sezon, një shumë që është brenda parametrave të pagave në klubin kryeqytetas.