Federata Shqiptare e Futbollit, ka nxjerrë në shitje biletat e ndeshjes së radhës eliminatore të EURO 2020.
Shqipëri-Islandë do të zhvillohet në datën 10 shtator 2019, ora 20:45, në “Elbasan Arena”.
FSHF sqaron se të interesuarit për bileta, mund t’i blejnë ato edhe on line në linkun përkatës: bileta.fshf.org.
Sqarohet gjithashtu se janë të gjithë sektorët dhe tribunat në shitje për sfidën Elbasan-Islandë.
Dueli i 10 shtatorit është i rëndësishëm për kuqeiznjtë mbi objektivin e tyre për ndonjë kualifikim të mundshëm, ndonëse pas tre humbjeve në katër ndeshjet e para, gjithçka është bërë edhe më e vështirë. Pas debutimit në Islandë, trajneri Edy Reja, kërkon fitoren e parë.
Në Grupin H të eliminatoreve të Kampionatit Europian, Shqipëria është në grup me Francën, Turqinë, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.