Ardian Mema, me sa kuptohet, ka zyrtarizuar formacionin që do të hedhë në fushën e lojës. Në portë, nuk ka surpriza me Ilion Likën që do të jetë zot i saj.
Edhe në mbrojtje gjërat janë pothuajse të caktuara me katërshen Doka, Osmani, Imami dhe Hoxhallari. Mesfusha do të jetë e përbërë nga Torasa dhe Batha, shkruan “Panorama Sport’.
Kapiteni akoma nuk është gati për të luajtur si titullar. Për të qenë titullar snobohet Uinful Kobina, ndërsa pozicionin e sulmuesit të djathtë do ta marrë Grent Halili që do të luajë para mesfushës, me Hasanin dhe Kalenë.
Ardian Mema e ka vendosur që në sulm do të luajë Ismael Dunga, ndërsa Ngoja, i cili u kthye në stërvitje pas problemeve me dhëmbët me të gjitha gjasat, sfidën e sotme do ta nisë nga stoli i rezervave. Skuadra nuk vuan asnjë dëmtim, ndërsa sot do të bashkohet me grupin edhe Kristi Vangjeli.