Migjen Basha, është tërhequr nga ekipi kombëtar.
Njoftimin e ka bërë vetë mesfushori nëpërmjet një postimi në faqen e tij në ‘Facebok’.
Basha shkruan se tërheqja e tij vjen për t’i kushtuar më shumë kohë familjes si dhe për t’u lënë më shumë hapësira lojtarëve të rinj të kombëtares.
“Mendojë që ka ardhur momenti i duhur për mua qe ti dedikoj më tepër kohë familjes time.
Por në të njëjtën kohe, ti japim mundësinë dhe lojtarëve më të rinj të kenë më tepër hapësira në ekipin kombëtar.
Dua te falenderojë nga zemra te gjithë lojtarët e ekipit kombëtar, shokët e miqte e mi gjate këtyre viteve.
Falenderoj stafin teknik te ekipit kombetar dhe Federaten Shqiptare te Futbollit per mundesine.” – shkruan Basha në ‘Facebook’.