Naser Aliji ndryshon sërish kampionat. Nga Rumania ku luajti sezonin e fundit me Dinamon e Bukureshtit, mbrojtësi i kombëtares shqiptare është transferuar në Hugari pasi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e Honved Budapest. I rritur si futbollist te Baseli, Naser Aliji ka ndryshuar 6 skuadra nga viti 2015 deri në vitin 2019-të.
Pasi la Baselin ai u transferua fillimisht te Vaduzi, ndërsa më pas e vazhdoi karrierën në Bundesligën e dytë gjermane me Kaiserslautern për të vijuar te Entella në Serie B. Sezonin e kaluar ishte pjesë e Dinamos së Bukureshtit në ligën e parë të futbollit rumun por pavarsisht paraqitjeve të mira ai prishi kontratën në fund të sezonit ndërsa tashmë ka kaluar në kampionatin hungarez. Vetë Naser Aliji njoftoi transferimin te Honved në profilin e tij zyrtar në Instagram.
“Për fat të mirë, unë dua t’iu informoj se një kapitull i ri në jetën time do të nisë tani. Me shumë krenari i bashkohem Honved Budapest. Mezi po pres të nis aventurën time të re në Hungarii dhe premtoj se do të jap maksimumin për këtë klub të madh.”, shkruan 25-vjeçari.