Vincenzo Montella nuk i ka lënë pa përgjigje zërat që e shohin mbrojtësin Clement Lenglet, larg skuadrës së tij.
“Është një kampion, ka një mentalitet të madh. Në të ardhmen mund të luaj me Barcelonën”, është shprehur Montella.
Ndonëse nga Barça ende nuk është bërë ndonjë ofertë zyrtare, komenti i vetë trajnerit të Seviglias ka konfirmuar interesin e katalanasve, si edhe vetë dëshirës së 22-vjeçarit për t’u bërë pjesë e një ekipi të madh.
Klauzola për prishjen e kontratës së francezit është 30 milionë euro, shumë që Barça do ta paguante pa shumë sforco duke parë performancën e 22-vjeçarit