BBC i ka kushtuar sot një vëmendje të posaçme, fitores së fundit të ekipit kombëtar të Kosovës kundër Republikës Çeke. Gazetari i BBC, Patrick Jennings i BBC Sport ka bërë një reportazh nga Prishtina për të gjetur burimin e asaj force dhe të atij entuziami që po e ngre shkallë shkallë ekipin e një shteti aq të ri që ka vetëm tre vjet i pranuar në UEFA. Patrik Jennings thotë se e ka gjetur: Buron nga Fadil Vokrri.
Patrick Jenning shkruan:
"Gjatë gjithë ditës, fjala “mrekulli” dëgjohej pa pushim. Ndoshta ata mijëra njerëz që derdheshin rrugëvetë Prishtinës, sapo kishin parë një tjetër. Ishte shtatori 2016 kur Kosova luajti ndeshjen e saj të parë ndërkombëtare të futbollit.
Ndërsa të shtunën, ata patën rezultatin e tyre më të rëndësishëm akoma, një fitore 2 – 1 në shtëpinë e tyre ndaj Çekisë. Është vrapimi më i gjatë në Evropë. Kosova tashmë ka një shans shumë të mirë për të arritur në Euro 2020. Dhe kualifikimi i tyre i radhës i pret të martën në 19:45. Ata po i gëzohen perspektivës.
Ky vend me rreth 1.8 milionë banorë bëri fushatë tetë vjet rresht që të pranohej si anëtare e FIFA dhe UEFA-s në 106-ës. Procesi filloi menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë nga Serbia në shkurt të 2008. Disa vende, përfshirë Serbinë, ende nuk ia kanë njohur ekzistencën.
Që një kombi i ri dhe i trazuar në zemër të Ballkanit duhet të shkëlqente në etapat më të mëdha të futbollit nuk ishte ëndërr e një njeriu të vetëm. Por aty është një figurë që nderohet mbi gjithë të tjerët dhe historia e tij ndihmon në shpjegimin e origjinës së këtij ekipi kaq special.
Ai ishte thelbësor në fushën e Kosovës për njohjen si një komb me futboll dhe është një hero në vendin e tij. pas vdekjes së tij vitin e kaluar në moshën 57 vjeç,stadiumit kombëtar iu vu emri i tij në shenjë nderimi: Stadiumi Fadil Vokrri.
Ai shumë njerëz këtu, jeta e Vokrrit u shenjua nga lufta që ende ziente në këtë rajon deri 20 vjet më parë. Nga cikli i hidhur i hakmarrjes dhe përplasjes dhe tensionet midis shqiptarëve etnikë dhe serbëve që ekzistonë dhe sot.
E megjithatë Vokrri ishte një nga shumë të rrallët, ndoshta i vetmi, që qe në gjendje të komunikonte në mes të përçarjeve të thella që kushtuan aq shumë jetë njerëzore. Futbolli ishte gjuha e tij.
shte gjuha e tij.
Presidenti historik i Kosoves, me Fadil Vokrrin, qe e mbeshteti ne perpkjet diplomatike per Kosoven