Pep Guardiola po kërkon të gjejë një zgjidhje përfundimtare për mbrojtjen e tij, që së fundi është prekur edhe nga dëmtimi i Laporte.
Mësohet se trajneri spanjoll do të kërkojë që të marrë një mbrojtës të fortë që në janar, për këtë është piketuar Milan Skriniar, prej dy sezonesh.
Inter nuk e konsideron shitjen e tij, aq më pak në janar, por “Daily Expres” shkruan se Manchester City verën e ardhshme do të ofrojë 100 milionë paund për sllovakun dhe zikaltrit do të jenë të dorëzuar para një oferte të tillë.
Me këtë shifër Skriniar do bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, rekord që e vendosi këtë verë Harry Maguire, me 87 mln paundët që shpenzoi Manchester United për të.