Parakalon van Dijk dhe Messin për Topin e Artë, zbulohet fituesi…

Hënë, 28 October 2019 13:14

Cristiano Ronaldo po përgatitet të fitojë Topin e Artë të gjashtë në karriere. Nga Franca janë shtuar zërat që e shohin “asin” portugez në epërsi ndaj  Virgil van Dijk dhe Liuonel Messit në garën për këtë çmim individual prestigjioz, që jepet nga revista “France Football”.

Sipas “Il Messaggero”, përveç kontakteve të vazhdueshme të CR7 dhe Komitetit të Topit të Artë numër 64 më histori, sulmuesi bardhezi ka pritur një delegacion të “France Football” për një intervistë, e cila do të shpërndahet pasi të jepet çmimi. Në Torino mësohet se është organizuar një darkë me anëtarët e këtij delegacioni, në prani edhe të drejtorit sportiv të Juventusit, Fabio Paratici.

CR7 mësohet se ka parakaluar mbrojtësin e Liverpoolit, që konsiderohej favorit për këtë çmim edhe nga kompanitë e basteve, falë rekordit personal të mbi 700 golave në karrierë. Kësaj arritjeje i shtohen edhe trofetë e fituar nga sulmuesi luzitan: titulli i Serisë A dhe Superkupa e Italisë me Juventusin dhe Nations League me Portugalinë.

Për Cristiano Ronaldo, që do të pasonte kroatin Luka Modric (emri i tij nuk është në listën e 30 të nominuarve), do të ishte Topi i Artë i gjashtë në karrierë pas triumfeve në vitet 2008, 2013, 2014, 2016 dhe 2017. Me suksesin e radhë do të linte pas rivalin e përjetshëm, Lione Messi, që gjithashtu deri tani ka fituar 5 Topa të Artë.

Modifikuar më Hënë, 28 October 2019 15:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...