Arinaldo Rrapaj ishte një nga më të mirët e Flamurtarit në ndeshjen ndaj Skënderbeut, ndërsa në intervistën e dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, mori edhe ftesën live për ndeshjet e Shqipërisë U19, nga trajneri Nevil Dede.
Sa i kënaqur jeni me ndeshjen e sotme?
Mendoj se mund ta quajmë një ndeshje të mirë. Bëmë maksimumin dhe mund edhe të arrinim fitoren, por nuk ia dolëm.
Të ardhmen e shihni te Flamurtari, apo po shikoni opsione të tjera?
Kam pasur disa mundësi për ekipe të reja, por jam përqendruar të jap më të mirën këtu te Flamurtari. Nuk e di të ardhmen.
Jeni të fundit dhe keni probleme. A ju ndodh që kundërshtarët t’ju thonë, “Për çfarë ju duhet juve fitorja?”?
Jo nuk ka pasur të tilla shprehje, por para ndeshjes mblidhemi të gjithë dhe i lëmë problemet mënjanë. Nuk mendojmë për problemet e klubit apo të jashtme, tregojmë në fushë më të mirën.
Pas ndeshjes së radhës, të presim te Shqipëria U19. Do vish apo jo?
Po, po, do vij.(qesh). Mezi e pres.