Gianluigi Buffon duket se nuk ka ndërmend të ndalet me futbollin e luajtur dhe sipas asaj që raporton “Tuttosport”, te Juventusi po përgatisin kontratën e re.
Aktualisht, kontrata e gardianit skadon në fund të sezonit, por paraqitjet dhe forma e tij, duket se kanë bindur drejtuesit bardhezinj që të rinovojnë me Buffon edhe për një tjetër sezon.
Kështu, nëse diçka e tillë konkretizohet, legjenda e portës do të luajë futboll të paktën deri në korrik të vitit 2021, kohë kur do të jetë në moshën 43-vjeçare.