Mbrëmja e djeshme ka rezultuar një natë “magjike” për Lionel Messin.
Lojtari i Barcelonës arriti të realizonte 2 gola dhe dhurojë 2 asiste për shokët e skuadrës në përballjen kundër Valledolidit. Kjo sfidë u mbyll me rezultatin 5-1 për katalanasit.
Me 2 finalizimet e tij, Messi e dërgoi në 608 numrin e golave me fanellën e Barcelonës. Në këtë mënyrë, “pleshti” lë pas, Cristiano Ronaldo i cili ka shënuar 606 gola në rang klubesh.
Një “hakmarrje” që mund të rezultojë edhe përcaktuese në garën për çmimin e “Topin e Artë”.