1 Nëntori është një ditë feste për tifozët e Juventusit, dhe kjo gjë vazhdon prej 122 vitesh. Juventusi u themelua në vitin 1897 nën emrin Sport- Club Juventus, nga një grup studentësh torinez.
“Zonja e Vjetër” ka arritur që pjesën dërrmuese të historisë së saj, ta luajë në Seria A, me përjashtim të sezonit 2006-2007, ku për shkak të skandalit “Calciopoli”, skuadra u dënua me zbritje nga kategoria duke iu hequr dhe 2 tituj të viteve 2005 dhe 2006.
Titullin e parë skuadra e mori tetë vjet pas themelimit të saj, në vitin 1905 ndërsa periudhën më të artë në Seria A, e ka në këtë dekadë që po mbyllet, ku ka arritur të shpallet tetë herë kampion radhazi duke filluar në vitin 2012.
Në historinë e saj klubi numëron 35 kampionate të Seria A, 13 kupa të Italisë, 8 superkupa të Italisë, 2 kupa evropiane (përfshirë Championsin), ndërmjet dhe shumë trofeve të tjerë.
Juventus, përveç se një nga ekipet më të mëdha në Itali, e njëjta gjë vlen dhe në arenën ndërkombëtare, ku gjithmonë është një nga pretendentët kryesore për trofetë evropian.