Sot në mbrëmje në stadiumin Doosan Arena të Plzenit, Kosova e Bernard Challandes luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së saj.
Dardanët sfidojnë Çekinë për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit në "Euro 2020" nëpërmjet eliminatoreve. Por për ta realizuar një mision të tillë Kosovës i duhet fillimisht të bëjë surprizën e madhe duke fituar brenda në Çeki dhe më pas minimalisht të barazojë ndaj Anglisë në Prishtinë të dielën pasi është e vështirë që Bullgaria t’i bëjë ndonjë nder duke ndalur çekët.
Për Kosovën do të mungoi sulmuesi kryesor Vedat Muriqi ndërsa në krahun tjetër Partick Schick nuk është i disponueshëm.