Zlatan Ibrahimovic i jep lamtumirën Major League Soccer-it dhe tifozëve të Los Angeles Galaxy në mënyrën më orgjinale të mundshme, vetëm ashtu si ai di ta bëjë.
Në një postim në Twitter Zlatan shkruan: “Unë erdha, unë pashë, unë pushtova, faleminderit Los Angeles Galaxy që më të bëtë të ndihem sërish i gjallë. Për fansat e Los Angeles Galaxy: Ju donit Zlatanin, unë ju dhashë juve Zlatanin. Ju jeni të mirëpritur, historia vazhdon, tani shkoni të shikoni bejsboll”.
Një mbyllje e mesazhit në Twitter me një thumb në stilin orgjinal që karakterizon Ibrën.
Edhe Los Angeles Galaxy e ka falenderuar për 2 sezonet që suedezi mbajti veshur fanellën e tyre duke postuar një video në të cilën janë 52 golat që Zlatan realizoi me fanellën e skuadrës kaliforniane.