Reja: Kontrata ime përfundoi sot, dua të vazhdoj punën te Shqipëria!

Hënë, 18 November 2019 13:44

Më shumë sesa humbja ndaj Francës rezultati që përndjek akoma Edoardo Rejan është barazimi ndaj Andorrës të enjten në Elbasan Arena. Pas sfidës ndaj gjelave në impiantin e ri, trajneri italian foli në mikrofonin e Supersport ku ju përgjigj pyetjes së gazetares Vilma Masha. Reja i bëri një vlerësim të gjithë fushatës eliminatore të Euro 2020, foli për formacionin por edhe për të ardhmen e tij në stolin e Shqipërisë.

“Kundër Andorrës e thamë që ishte ndeshje shumë e dobët dhe fakti që çështja e Europës ishte mbyllur dhe nuk flitej për pikë na bëri të humbnim vëmendje dhe doli e dobët. Sot kishim kampionët e botës dhe bëmë lojë të mirë. Kemi bërë mirë dhe me lojtarë të rinj. Doja ta mbyllnim më mirë por nuk ia dolëm dhe më vjen keq”.

Formacioni? Doja të shihja futbollistët edhe në fushë. Doja t’i jepja hapësirë të gjithëve dhe do ta bëja edhe më herët. Me pak më shumë fat mund të merrnim pikë me Turqinë, Islandën. Me Andorrën do të merrnim rezultat pozitiv por kjo skuadër më ka dhënë tërheqje dhe kemi pasur rritje. Kjo është shumë e rëndësishme.

E ardhmja si trajner? Do të flas me presidentin për të ardhmen time pasi kontrata ime përfundon sot. Kemi bërë një punë të mirë dhe më ka pëlqyer. Do të doja të vazhdoja me Kombëtaren shqiptare”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...