Fillimi i mbarë është gjysma e punës, vlen edhe për Jose Mourinho i cili arriti të thyejë serinë e rezultateve negative për Tottenham.
“The special one” mori një fitore shumë të vlefshme për nënkampionët e Europës të cilët mundën West Ham me rezultatin 2-3.
Tekniku portugez mori në drejtim skuadrën pas largimit të Mauricio Pochettino i cili nuk arriti të ripërsërisë suksesin e një viti më parë.
Spurs hapën serinë e golave në minutën e 36’ me anë të Son e më pas në fund të pjesës së parë Lucas dyfishon shifrat pas një aksioni fantastik të nisur nga mesfusha.
Në të 49’ Harry Kane shënon dhe golin e tretë që u duk sikur ishte goli i knockout-it për West Ham.
Pavarësisht rasteve të shumtë nga vendasit, ata nuk arritën dot të reagonin deri në minutën e 73’ ku Antonio shënoi golin e parë.
Në fund të ndeshjes Ogbonna shënoi dhe të dytin për West Ham, por që nuk pati asnjë ndikim teksa Spurs dolën me pikë të plota nga kjo transfertë.
Ata renditen në vendin e 9-të në kuotën e 17 pikëve ndërsa West Ham ka vetëm 13 pikë.