Tjetër skandal me trukimet në Itali, policia arreston 3 persona mes tyre edhe një futbollist

Saturday, 23 November 2019 21:08

Nuk kanë fund trukimet në Itali, teksa një tjetër rast është zbuluar së fundmi, ku policia ka arrestuar tre persona.

Pronari i një kompanie bastesh ka denoncuar në polici, se po i vidheshin lekët nga llogaria e tij, nga disa persona të pa identifikuar. Menjëherë pas kësaj policia nisi hetimet për të zbuluar personat që e bënin këtë, por u zbulua diçka tjetër. Gjatë hetimeve policia zbuloi disa persona që përfshiheshin në trukimin e ndeshjeve.

Pasi siguruan disa biseda telefonike dhe hetuan mbi ngjarjen, policia arrestoi Xhordano Makaron, ish-futbollist i Bishelies në Serinë C, i cili aktualisht luan për Foxhian. Ky i fundit gjatë periudhës që luante për Bisheljen, kishte ndikuar në disa raste, për të bërë të mundur suksesin me goditje këndi dhe kartonë të kuq.

Sapo u zbulua diçka e tillë, policia arrestoi futbollistin, së bashku me dy persona të tjerë, të cilët kishin bashkëpunuar në këtë./panoramasport