Klubi përfaqësues A i femrave ka nisur sot grumbullimin në Elbasan, për përgatitjen e ndeshjes eleminatore të radhës, e cila do të luhet ditën e premte, më 6 prill, në Poloni. Për këtë takim, Armir Grima, trajneri i skuadrës, ka grumbulluar 20 vajza, me të cilat do të të përgatite për zhvillimin e ndeshjes zyrtare. Në lidhje me këtë përballje eleminatore, Grima u shpreh: “Kthehemi sërish te ndeshjet eleminatore zyrtare.
Tashmë kemi ide për kundërshtarin, Polonninë, që ka cilësi dhe elemente të mira në fushë. Do të japim maksimumin tonë, do të futemi në fushë për të arritur rezultat pozitiv, dhe pse jo, për të mos dalë pa pikë. Ditët e grumbullimit do të na shërbejnë për të vlerësuar edhe situatën e vajzave, por do të ndalemi gjatë te pjesa taktike, për mënyrën se si do të luajmë.
Kundërshtari është i fortë, por ne do të japim më të mirën tonë për të dalë me pikë nga ndeshja. Kam besim në reagimin dhe performimin e vajzave në fushë”, – u shpreh Grimanë media.Kombëtarja A e femrave që nga sot e deri të enjten do të qëndrojë e grumbulluar në Elbasan. Më pas do të shkojë në Varshavë për takimin zyrtar të ditës së premte.
Lista e lojtareve të grumbulluara nga Grima:
- Marigona Zani Portiere
- Ardjola Raxhimi Portiere
- Albina Rrahmani Mbrojtwse
- Arbiona Bajraktari Mbrojtwse
- Luci Gjini Mbrojtwse
- Arbenita Curraj Mbrojtwse
- Endrina Elezaj Mbrojtwse
- Cyme Lulaj Mbrojtwse
- Aidena Mustafaj Mbrojtwse
- Sara Maliqi Mbrojtwse
- Qendresa Krasniqi Mesfushore
- Megi Docci Mesfushore
- Klaudia Rrotani Mesfushore
- Esmeralda Franja Mesfushore
- Vanesa Lavendi Mesfushore
- Markela Bejleri Mesfushore
- Geldona Morina Mesfushore
- Marsela Djegsina Sulmuese
- Kristina Maksuti Sulmuese
- Zylfije Bajramaj Sulmuese