“Do të vijë tek Barcelona”: katalanasit nuk kanë hequr dorë, e konfirmon De Jong

E Enjte, 26 December 2019 19:13

Aventura e Matthijs de Ligt tek Juventus sapo ka nisur, duke gjetur edhe ndonjë vështirësi madje, por ka nga ata që janë gati të vënë bast se e ardhmja e tij do të jetë në një tjetër klub të madh europian. Bëhet fjalë për Frenkie de Jong, një që e njeh mirë mbrojtësin bardhezi, duke qenë se ishin në një skuadër, tek Ajax, kur për pak arritën në finalen e Champions League sezonin e kaluar. E dyshja hollandeze mund të riformohet edhe në skuadrën aktuale të mesfushorit, Barcellona.

“De Ligt mund të vijë tek Barcellona në vitet e ardhshme. Ka bërë zgjedhjen e duhur e po bën shumë mirë në Torino, por kjo nuk e ndryshon faktin që mund të vijë në Barcellona pas disa vitesh. Liga mbetet kompeticioni më i mirë nga pikëpamja teknike, por mendoj se kampionati anglez është një nivel më lart në terma intensiteti” ka thënë De Jong për De Telegraaf.

Me pak fjalë, është konfirmimi se De Ligt mbetet një prej mbrojtësve më të mirë në botë, edhe në prespektivë. Por gjithashtu konfirmimi, se Barcellona nuk ka hequr dorë në asnjë moment nga idea për të sjellë në Kamp Nou mbrojtësin, pavarësisht se humbi betejën e parë në merkaton e verës…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...