Tani nuk ka më dyshime: Zlatan Ibrahimovic po kthehet tek Milan. Lojtari i ka thënë ‘po’ Maldinit e Boban që në orët e ardhshme do të mundohen të mbyllin tratativat, duke sistemuar detajet e fundit
ekonomike me Mino Raiola. Mungon vetëm firma e pastaj suedezi do të jetë në dispozicion të Pioli: në 30 dhjetor do të jetë në Milanello për rinisjen e stërvitjeve.
Dhurata e Krishtlindjes për Milan ka mbërritur me vetëm një ditë vonesë: Zlatan Ibrahimovic është sërisht kuqezi. Suedezi është i bindur të pranojë propozimin e drejtuesve milanistë e në orët e ardhshme do të firmosë një kontratë prej 6 muajsh me rinovimin për 12 muaj të tjerë lidhur me golat e shënuar. Gjashtë muaj për të treguar, se në moshën 38 vjec, është ende i aftë të bëjë diferencën në Serie A.
Ka pritshmëri për mbërritjen e tij në Milano ku do të kryejë vizitat mjekësore para se të rifillojë stërvitjet. Tre milionë euro deri në qershor e pastaj 6 të tjerë në rast rikonfirmimi: këto janë shifrat e negociatave.