Deri më tani nëntë persona kanë mbetur të vdekur nga rrëzimi i helikopterit, aty ku ishte edhe Kobe Bryant. Legjenda e basketbollit ishte duke shkuar me vajzën e tij Gianna Mari për të parë një ndeshje basketbolli në momentin që ra helikopteri.
Rrjetet sociale u pushtuan me postime pikëlluese, kur u mësua lajmi se Kobe Bryant ka ndërruar jetë. Njerëz të shumtë u parë rrugëve duke qarë, ndërsa nuk munguan edhe ngushëllimet nga kolegë, miq e të njohur të basketbollistit legjendar.
Mesazhe ngushëllimi kanë mbërritur dhe nga presidenti Donald Trump, e gjithë shoqata e lojtarëve profesionistë të basketbollit në SHBA u shpreh se anëtaret e saj ndihen të shokuar e realisht të shkatërruar nga ky lajm.