Kobe Bryant dhe basketbolli ishin të pandashëm nga njëri- tjetri që në fmijërinë e tij madje edhe ditën kur ai vdiq nga një aksident fatal në SHBA. Por në 2015 dhe sezonin kur ai do të jepte dorëheqjen pas 20 vitesh karrierë profesionale, Kobe i kushoi një letër lamtumire basketbollit.
Ai thotë në letër se e dinte që në vegjëli se ishte dashuruar me të, dhe se i dhanë gjithçka kishin njëri- tjetrit. Bryant thotë se pavarësisht tërheqjes, ai dhe basketbolli mund të shijojnë çdo moment që mbetet dhe se pavarësisht moshës ai është djaloshi 6- vjeçar me çorape të ngritura (si basketbollist) dhe me koshin e mbeturinave në kosh që shërbente dikur për të futur topin, para se të luante në sallat më të famshme të NBA.
“I dashur basket, që nga momenti kur nisa të vesh atletet e babait tim duke imagjinuar gjuajtjet e fitoes në ‘Great Western Forum’ e dija që një gjë ishte e vërtetë: isha dashuruar me ty. Një dashuri kaq e thellë, saqë të dhashë gjithçka. Nga mendja tek trupi, nga fryma tek shpirti. Një fëmijë 6- vjeçar i dashuruar marrëzisht me ty. Nuk e pashë kurrë fundin e tunelit, vetëm veten duke dalë prej tij. Dua ta dish që të dy mund të shijojmë çdo çast që na mbetet. I bukur e i shëmtuar. I kemi dhënë njëri-tjetrit gjithçka kishim. Dhe të dy e dimë se çdo gjë që do të bëj më pas, do të mbetem përherë ai fëmija gjashtëvjeçar me çorapet ngritur dhe kazanin e mbeturinave si kosh në cep, edhe 5 sekonda lojë 5… 4… 3… 2… 1. Do të të dua përherë. Kobe”