Vdekja e Kobe Bryant ka solidarizuar të gjithë botën.
Aksidenti tragjik me helikopter i mori jetën basketbollistit legjendar, vajzës së tij, Giannan, dhe 7 anëtarë të tjerë të bordit përfshirë edhe pilotin.
Tenisti i njohur Nick Kyrgios përpara se të ndryshonte veshjen është futur në fushë me fanellën e legjendës amerikane, shkruan tabloidi britanik "Daily Mail", raporton SYRI.net.
Me numrin e famshëm 8 të Bryant të ngulitur në fanellën e tij, Kirgios u pa duke lotuar gjatë momentit të hyrjes.
Kyrgios është duke luajtur çerekfinalen e Australia Open kundër Rafael Nadalit.