“Dimri i madh”, merkatoja mbyllet me… varfëri. Mungojnë lëvizjet e bujshme, Laçi e Tirana ‘rekordmenë’

Saturday, 01 February 2020 09:10

Quajeni “dimri i madh” i Superiores. Merkatoja e janarit u mbyll zyrtarisht dje në orën 24:00 dhe rezulton se në total janë bërë 106 lëvizje, me 47 lojtarë në hyrje dhe 59 në dalje. Kriza financiare që ka prekur futbollin shqiptar është ndierë shumë dhe kjo konfirmohet nga transferimet që kanë bërë zyrtarisht 9 klube.

Vetëm Flamurtari nuk mundi të federojë lojtarë në janar, pasi FIFA i bllokoi merkaton prej borxheve dhe klubi nuk e zgjidhi dot problemin në kohë. Në të njëjtën situatë ishte edhe Luftëtari, por vetëm dy ditë para se të skadonte afati i transferimeve, arriti të zhbllokohet dhe të federojë 8 lojtarë në limit. Klubet që pretendojnë titullin kampion kanë kursyer në maksimum, edhe pse për ndonjë skuadër nuk ishte ndoshta e nevojshme të ndërhynte në një periudhë ku tregu të ofron pak mundësi. Në janar merkatoja është shumë më ndryshe se në verë, ku mund të gjesh më tepër cilësi, ndërsa aktualisht në këtë periudhë 30-ditore duhet të jesh me fat nëse godet me ndonjë afrim

Shpesh në janar dalin të lirë lojtarë që kanë pasur probleme në klubet ku kanë luajtur, ndërsa edhe për ata që nuk e kanë këtë arsye, duhet sakrificë ekonomike për t’i bindur që të lënë ekipin ku kanë qenë. Në krahasim me një vit më parë, këtë herë nuk pati ndonjë investim të klubeve elitare për të blerë lojtarë te rivalët apo ekipet që nuk luftojnë për trofe.

Nëse në janar 2019 Kukësi arriti të shpenzonte 120 mijë euro për të marrë nga Luftëtari lojtarë si Vasil Shkurtaj dhe Eduard Rroca, këtë sesion të merkatos kjo ishte si një mollë e ndaluar për të gjitha klubet. Askush nuk kishte mundësinë të bënte diferencën, edhe pse kampionët në fuqi të Partizanit “peshkuan” në Kategorinë e Parë, duke blerë nga Besa kartonin e mesfushorit Tedi Cara. Ndërsa kampionët e dimrit e konsideruan ekipin të kompletuar, ashtu si shumica e klubeve të tjera, që thjesht afruan lojtarë me parametra zero, pra duke qenë futbollistë të lirë.

SHIFRAT – Tirana është për rekord, pasi ka lëvizur më pak se cilado, qoftë në hyrje apo dalje. Kjo nuk do të thotë se klubit bardheblu kjo strategji në merkato s’do t’i japë të drejtë në vazhdimësinë e sezonit. Janë larguar dy mbrojtës krahu si Dorian Kërçiku dhe Eni Imami, si dhe janë afruar sulmuesi Mario Morina dhe mesfushori Lancinet Sidibe, me këtë të fundit që më tepër është projektuar si qendërmbrojtës.

Nëse flasim për një rekord lëvizjesh, është pa dyshim Laçi, me 9 lojtarë të afruar dhe 8 të larguar. Thuajse e njëjta gjë me Bylisin, që ka bërë nëntë përforcime. Nga ana tjetër shumë largime kanë pasur Teuta (8), Skënderbeu dhe Luftëtari (nga 7). Por, mbi të gjithë rekordin për firo nga skuadrat e ka pa dyshim Flamurtari me 10 lojtarë, disa prej të cilëve të “divorcuar” me klubin pa u mbyllur viti 2019 për shkak të problemeve financiare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...