Manchester City mund të luajë në Champions sezonin e ardhshëm, edhe nëse Gjykata e Arbitrazhit Sportiv lë në fuqi vendimin e UEFA-s për pezullimin e kampionëve të Anglisë për 2 vite nga kompeticionet europiane.
City ka apeluar dënimin për shkeljen e “Fair Play-t Financiar” me kontratat e sponsorizimit gjatë viteve 2012-2016.
Tani çështja është në CAS, por ata nuk kanë dhënë një datë të shqyrtimit të Apelit.
Në varësi sesa do të zgjasë procesi gjyqësor në Lozanë, City do të ketë të drejtën për të aplikuar që vendimi për pezullimin e tyre 2-vjeçar të ngrijë përkohësisht.
Kjo do të thotë se ata mund të luajnë në Europë gjatë sezonit 2020-2021 në rast se CAS nuk do ta ketë shprehur vendimin deri më 1 qershor.
Nëse CAS do të lërë në fuqi vendimin e pezullimit me dy vite, atëherë dënimi do të shtyhet në kohë në dy sezonet pasardhëse, 2021-2022 dhe 2022-2023.