Lazio ka filluar të punojë në tregun e transferimeve dhe po pret fundin e këtij sezoni emocionues për skuadrën nga kryeqyteti italian.
Drejtori sportiv Igli Tare po punon për të forcuar ekipin dhe rruga që çon drejt Oliver Giroud duket e vështirë, për shkak të konkurrencës së madhe.
Sipas “Corriere dello Sport”, Lazio i ka vënë syrin sulmuesit të Fenerbahces, Vedat Muriqit.
Igli Tare beson se Vedat Muriqi mund të përshtatet në një kampionat elitar siç është Serie A.
Kartoni i Muriqit do t’i kushtonte Lazios 20 milionë euro, me sulmuesin shtatlartë që këtë sezon te Fenerbahce ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 6 asiste.
“Bomberi” i Kosovës është kërkuar edhe nga Manchester United dhe Tottenham Hotspur.