1 muaj në izolim, rrëfehet Edi Reja: Situatë shumë e vështirë, ja çfarë do të ndodhë me futbollin

Tuesday, 17 Mars 2020 10:13

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ndodhet prej afro 1 muaji në karantinë për shkak të situatës së pazakontë me Koronavirusin.

 

Në një lidhje telefonike me gazetarin Gerti Çarçani në emisionin “Studio Sprint”, tekniku italian, iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të respektojnë rregullat, për ta kaluar këtë moment të vështirë. Në prononcimin e tij, Reja foli edhe në lidhje me vendimin që UEFA pritet të marrë sot, duke u shprehur:

“Po, sigurisht. Jemi të mbyllur në shtëpi. Nuk na lejohet të dalim jashtë.  Le të themi që jemi të izoluar. Shikojmë me shumë vëmendje lajmet. Situata këtu është shumë  e vështire, por mbi të gjitha në Lombardi. Situata është vërtet shumë shqetësuese, por edhe trishtuese. Ka shume të sëmure që janë të shtruar në spital. Numri është shumë i madh sa që nuk ka me vende për të gjithë. Ka të vdekur çdo ditë dhe numri po vijon të rritet.

Në këto momente, duhet ta lëmë mënjane futbollin e luajtur, pasi nuk ka më rendësi. Edhe nëse ne jemi të apasionuar për futbollin ose kemi nevoje për të. Kjo sepse ajo qe ka me tepër rendësi dhe mbetet primare tani është jeta, dhe ne ndihemi në të vërtetë të rrezikuar.

Këtu në Itali ka mbërritur më pare ky virus, pastaj ka ardhur edhe në Tirane. Shikoj që në vendin tuaj janë marre masa të forta nga shteti për të mos u përhapur më tepër. Njerëzit duhet të bëjnë sacrificë të madhe, duhet të qëndrojnë në shtëpi për të qenë të sigurt nga ky virus. Duhet të shmangim kontaktet me njerëzit. Nuk e kishim menduar kështu këtë periudhe, por duhet ta përballojmë. Jemi ne padronët që duhet të përballemi me këtë fat. Duhet të marrim masat e duhura dhe t’i bëjmë gjërat mirë për të shpresuar që ky virus të kalojë.

VENDIMI QË DO TË MARRË UEFA “Është e vërtetë, ekziston mundësia që Kampionati Europian të shtyhet për vitin 2021. Unë mendoj se duhet të merren në konsideratë edhe datat e kampionateve që nuk kanë përfunduar ende. Federatat mund t’i kërkojnë UEFA-s shtyrjen, sepse  tani kampionatet janë ndalur për 15 ditë. Më vonë, ku i dihet, mund të shtyhen për 30 ditë dhe duhet një muaj për të rifilluar kampionatin, pastaj do të kishte një futboll të pa-balancuar dhe nuk do të kishte një dite për ta mbaruar. E vetmja mundësi qe kemi në dispozicion është për të shtyrë Kampionatin Europian në vitin 2021 për t’i dhënë mundësi Champions-it dhe Europa League të përfundojnë, ndërsa kampionatet e tjera të rikthehen në qershor ose korrik, sepse nuk ka data dhe mundësi të tjera.

Unë kam një muaj që qëndroj në shtëpi. Ju përsëris atë që thashë më lart. Qëndroni në shtëpi, lani duart shpesh dhe shmangi daljet nëse nuk kanë një rëndësi të veçantë. Evitoni grumbujt me njerëz. Kjo është e vetmja mënyrë për të vrarë këtë virus, vetëm duke qëndruar në shtëpi. Duhet të kemi sa me pak kontakte me njerëz. Unë kam një muaj që rri kështu. Një përshëndetje për të gjithë shqiptarët dhe bëni pak sakrificë”, u shpreh Reja

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...