Plan arratisjeje për Ronaldinjon, policia i “zhvesh” telefonatat

E mërkurë, 18 Mars 2020 09:28

Rrezikon të rendohet së tepërmi pozita e ish-milanistit Ronaldinjo, i arrestuar në Paraguai, pasi kaloi kufijtë e këtij vendi me dokumenta falso.

 

Hetimi i cili ka hyrë në një tjetër fazë, me prokurorinë e Asuncionit, e cila këmbëngul se vizita e Ronaldinjos ka qenë një skemë e fshehur për riciklim parash, që përfshin biznesmenin Dalia Lopez, personin që kishte ftuar ish-futbollistin në Paraguai.

Lidhur nga faktet që kanë, hetuesit kanë nisur të hetojnë dosje, mesazhe dhe “e mail”-e në celularët e Dinjos dhe vëllait të tij menaxher, Roberto de Asis.

Burgu i nevojshëm – Sipas prokurorit të cështjes, Osmar Legal, ajo që po hetohet me detaje është lidhja që ekziston mes biznesmenit që kërkoi vizitën dhe që e prit Ronaldinjon edhe në aeroportin e Asuncionit, përpara se të arrestohej.

“Bindja jonë kryesore është se, dokumentat falso janë përdorur për qëllime komerciale ose investime jo të ligjshme”, – shpjegon Legal, i cili nënvizon se për këtë arsye qëndrimi i Ronaldinjos në burg është mëse i nevojshëm. Ish “Topi i Artë” u prangos më 6 mars, ndërsa tentonte që të hynte në Paraguai me një pasaportë falso.

Pavarësisht disa kërkesave nga avokati i tij, Ronaldinjo ka parë që ti mohohet edhe kërkesa e arrestit të shtëpisë, pasi në orët e fundit qarkullojnë disa zëra se për ish-milanistin ishte bërë gati edhe një plan arratisjeje nga vendi. Dhe mbi të gjitha, nëse hetimet konfirmojnë akuzën për riciklim parash, Ronaldinjo rrezikon nga 7 deri në 12 vite burg.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...