Ditën e sotme ka përfunduar karantina për skuadrën e Realit të Madridit, e cila u izolua pas rastit pozitiv me koronavirus të basketbollistit Tompkins.
Klubi dhe autoritetet vendosën që nga data 12 mars të gjitha skuadrat të izoloheshin për 14 ditë. Bashkë me ta u izoluan edhe 750 anëtarë të tjerë të klubit madrilen të cilët punojnë aty. Lajmi pozitiv është që asnjë tjetër nuk rezultoi i prekur me koronavirus. I vetmi lojtar që theu rregullin dhe u largua nga Madridi ishte Joviç, i cili u largua drejt Serbisë.
Nuk ndryshon asgjë- Por lajmi negativ është që lojtarët e Realit, ashtu si gjithë Spanja dhe bota do të vazhdojnë të izoluar për një afat të pacaktuar. Nuk dihet ende se kur do të marrë fund koronavirusi dhe të gjithë “Galaktikët” do të duhet të punojnë në kushte shtëpie për të ruajtur formën deri sa të ketë një vendim për rinisjen e kampionatit.
“Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...
Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...
Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër. Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...