Covid-19 nuk ndal merkaton, Martinez i thotë “Po” Barcelonës

Hënë, 30 Mars 2020 10:50

Në një kohë kur futbolli është ndalur thuajse në të gjithë botën, shumë klube kanë filluar të bëjnë llogaritë për të ardhmen pasi sezoni aktual po shkon drejt ndërprerjes përfundimtare. Afati i fundit i vendosur nga UEFA është muaji qershor, në të kundërt, ky sezon do të bëhet nul. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, Barcelona po mendon që tani për sezonin pasues duke përforcuar edhe më shumë idenë e tyre për të transferuar në “Camp Nou” sulmuesin e Inter, Lautaro Martinez.

Gjithnjë sipas Sport, Martinez i ka thënë “Po” Barcelonës ndërsa mbetet vetëm që palët, Inter dhe Barcelona, të gjejnë akordin ndërmjet tyre. Drejtues të klubit blaugrana prej më shumë se një viti kanë vendosur kontakte me përfaqësues të argjentinasit duke marrë aprovimin e tij. Përcaktues në këtë tratativ pritet të jetë presidenti Zhang i cili ka theksuar se asnjë nga yjet e Interit nuk do të largohet, gjithnjë nëse nuk e kërkojnë vetë diçka të tillë. Martinez ka një klauzolë largimi prej 111 milion euro, e vetmja mënyrë për tu larguar është nëse Barcelona paguan kesh një shumë të tillë, pa përfshirë në negociata lojtarë të tjerë si Vidal.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vetmitari i dashurisë dhe “Anja” e Ahmet Prençit - Arben Çejku

Kulturë

Vetmitari i dashurisë dhe “Anja” e Ahmet Prençit - Arben Çejku

(Shënim për Romanin “Anja”, botuar nga WestPrint) Sapo kam përfunduar së lexuari romanin “Anja” të shkruar nga Ahmet Prençi, autor i një vëllimi të shkëlqyer poetik (Udhë në pasqyrë - 2016)...

Sulmi me armë në Tushemisht,ish-deputeti i PD:Biznesi i terrorizuar, Rama po kthen Pogradecin nga qyteti i Lasgushit, në qytetin e kamorrave

Politikë

Sulmi me armë në Tushemisht,ish-deputeti i PD:Biznesi i terrorizuar, Rama po kthen Pogradecin nga qyteti i Lasgushit, në qytetin e kamorrave

  Ish-deputeti i PD Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Tushemisht ku u sulmua me armë një hotel.Ish-deputeti Klevis Balliu deklaroi nga Pogradeci se biznesi...

Tritan Shehu:Qeveria vazhdon te bllokoje laboratoret per aresye te “erta”!

Politikë

Tritan Shehu:Qeveria vazhdon te bllokoje laboratoret per aresye te “erta”!

Qeveria vazhdon te bllokoje laboratoret per aresye te “erta”!Cuditerisht mbas vendimit te “clirimit” te laboratoreve nga pengesat anti shkencore e ndesh me te drejtat e qytetareve per testimet Covid“, vendosen...