Ndërkohë që futbolli dhe çdo sport tjetër në botë është ndalur për shkak të përhapjes me shpejtësi të virusit vdekjeprurës, Covid-19, mediat më të mëdha sportive po mundohen të argëtojnë sadopak fansat dhe t’ua bëjnë më të lehtë qëndrimin në izolim.
Kështu e përditshmja spanjolle “Marca” ka nisur kontaktet me trajnerë, ish-trajnërë dhe ish-futbollistë, për të mësuar formacionin më të mirë me të cilin ata kanë luajtur, ndërsa ka qenë radha e portugezit Jose Mourinho që të stilojë 11-shen më të mirë mes qindra lojtarëve që ka stërvitur.
“The special one” ka përdorur rreshtimin e tij të preferuar, 4-2-3-1, për të vendosur 11 më të mirët sipas tij, ndërsa vlen të theksohet se nga Interi i triplet?s më 2010-ën, portugezi ka përfshirë vetëm një futbollist, kapitenin zikaltër Javier Zanetti.
Një pjesë e madhe e formacionit më të mirë të Mourinhos, janë ish-lojtarë të Chelseat, ekip që portugezi e ka drejtuar dy herë, me emra si Cech, Carvalho, Terry, Gallas, Lampard, Hazard e Drogba.
Nuk mungojnë as lojtarë që Mourinho i ka stërvitur gjatë kohës që drejtonte Realin e Madridit, duke filluar nga patrioti i tij Cristiano Ronaldo, e për të vijuar me emra si Makelele, e Mesut Ozil.
Ja formacioni më i mirë sipas Jose Mourinhos:
Cech; Zanetti, Carvalho, Terry, Gallas; Makelele, Lampard; Ozil, Ronaldo, Hazard; Drogba