UEFA përcakton fatet e sezonit, zbardhen udhëzimet për federatat

E Enjte, 23 Prill 2020 13:55

UEFA nuk bën hap pas, kërkon me çdo kusht nga 55 federatat anëtare ti shkojnë deri në fund këtij sezoni. Nuk duhet të shkohet më shumë se data 3 gusht, ky është afati i fundit që federatat kanë për të mbyllur kampionat kombëtare. Nuk është shumë e rëndësishme se kur mund të rinisin, apo formula që do të zgjedhin. Pas mbledhjes së zhvilluar mesditën e sotme në Nion, UEFA i ka vendosur kusht 55 federatave anëtare që brenda 27 majit duhet të paraqesin planin për rifillimin e sezonit. Objektivi i qeverisë së futbollit europian është që federatat ti zhvillojnë të gjitha ndeshjet sipas kalendarit. Në të njëjtën kohë, federatat do të jenë të lira të përdorin opsione të ndryshe, ndeshje “play-off” apo mini turne, e rëndësishme është që të luhet dhe të mbyllin sezonin.

Nga ana tjetër UEFA bën prapa ktheu, nuk ka ndërmend të paralizojnë ato federata të cilat vendosin të mbyllin sezonin, siç bëri Belgjika, Skocia apo siç pritet të ndodh edhe në Holandë, gjithnjë nëse nuk janë kushtet e duhura sanitare dhe në rastet kur nuk garantohet shëndeti i futbollistëve dhe i stafeve. UEFA përjashton gjithashtu opsionin që qarkulloi së fundmi në media: nëse kampionatet do të mbyllen përpara kohë në europë do të luajnë ekipet më të mira të këtij sezoni, pra duke iu referuar klasifikimit të këtij sezoni, jo pozicionit të tyre aktual në rënditjen e UEFA-s.

Login to post comments