Peter Pacult përjetoi zhgënjimin e tij të parë të madh në drejtim të Kukësit, duke u eliminuar nga Kupa e Shqipërisë. Në lidhjen me emisonin “Gol pas Goli” trajneri austriak e pranoi se pjesa e dytë e skuadrës së tij nuk ishte në nivelin e duhur.
U duk sikur ia dhuruat vetë kualifikimin Laçit?
Është situatë aspak pozitive, sepse dëshironim me çdo kusht finalen. U mërzita shumë sidomos me fytyrat që pashë pas ndeshjes. Djemtë kishin punuar shumë për të shkuar në finale. E dinim që rezultati 0-0 ishte i hapur. Kaluan në epërsi me meritë, ndërsa në pjesën e dytë nuk ishim mirë dhe morëm golin e barazimit.
Që kur jeni trajneri i Kukësit duket sikur skuadra është e varur nga Guri ose fati, Por fati sot s’ishte me ju…
Jam kundër kësaj pyetjeje, sepse kemi zhvilluar ndeshje të mira dhe nuk ka vendosur fati në rezultatet tona.
Ndoshta fitorja bindëse me Partizanin solli euforinë?
Jo, nuk ka të bëjë me ndeshjen e fundit me Partizanin, që e fituam me meritë dhe jo me fat. Në pjesën e dytë nuk luajtëm mirë dhe nuk duhet të pësonim gol./supersport.al